المدة الزمنية 1:8

Klan Lajme - U arratis nga Shqiperia, Fjolla Morina arrestohet ne Kosove

بواسطة RTV KLAN
13 766 مشاهدة
0
66
تم نشره في 2021/07/19

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arrestuar në Kosovë. Ajo është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia e Prishtinës. Këngëtarja është në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi është arratisur nga shtëpia në Kukës ku po qëndronte me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Më 20 Janar 2021, policia nuk e gjeti këngëtaren në banesën e marrë me qira në qytetin e Kukësit. Këngëtarja u shpall në kërkim prej atij momenti. Gjatë ditëve në vijim, teksa ishte në arrati, këngëtarja Fjolla Morina publikonte foto nga vende të ndryshme të botës. Ndër këto momente, ajo kishte publikuar edhe sekuenca filmike nga martesa e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Kujtojmë se ndaj Fjolla Morinës ka një proces të hapur gjyqësor. Ajo akuzohet për trafikim të armëve dhe municioneve. Më 19 Shtator 2020, këngëtarja u arrestua në doganën e Morinës pasi u kap me dy pistoleta. Për këtë akuzë, Gjykata e Shkallës së Parë të Kukësit e ka dënuar në mungesë Fjollar Morinën me 6 vite burgim. Por teksa këngëtarja ishte në arrati, avokatja paralajmëroi në muajin Mars se ky vendim do të apelohej. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

الفئة

عرض المزيد

تعليقات - 18